Video/ Harry Kane shpëton Tottenham, dopietë për kualifikimin në Conference League
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Gusht 2021, 22:38
Pasi premtoi qëndrimin, Harry Kane bën atë që di të bëjë më mirë, të flasë me gola. Bomberi anglez udhëhoqi Tottenham në fitoren 3-0 ndaj Pacos de Ferreira në playoff të Conference League duke përmbysur kështu humbjen e parë 1-0 në Portugali, shkruan Ora News.
Sulmuesi anglez i cili këtë merkato u kërkua me ngulm nga Man. City shënoi 2 herë në pjesën e parë për të zhvlerësuar humbjen 1-0 dhe duke i dhënë qetësi skuadrës.
Në pjesën e dytë Kane u zëvendësua teksa Lo Celso me golin e tretë vulosi kualifikimin e Spursave.
Ndërkohë që në grupe u kualifikua edhe Baseli i Xhakës por me shumë vuajtje dhe vetëm me penallti pasi u mund 3-1 nga Hammarby po aq sa kishte fituar në Zvicër.
