Video/ Më në fund Arsenali gjen fitoren, dominon 6-0 West Bromwich në Kupë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 25 Gusht 2021, 23:06
Mikel Arteta kërkon durim dhe duket se skuadra po reagon. Pas startit katastrofik, topçinjtë përfitojnë nga ndeshjet e Kupës së Ligës për të rikthyer buzëqeshjen në skuadër e gjithashtu edhe të tifozëve teksa kanë mposhtur thellësisht 6-0 West Bromwich Albion në fushën e këtyre të fundit.
Ishte ndeshja e raundit të dytë ku Arteta nuk donte të bënte asnjë tolerim dhe hodhi formacionin më të mirë që kësaj radhe nuk e zhgënjeu shkruan Ora News.
Kapiteni Aubameyang ishte heroi i mbrëmjes ku shënoi tripletë teksa realizoi edhe Pepe, Saka dhe Lacazette.
