Video/ Çelhaka zbarkon në Poloni te Legia, Ernest Muçi e pret te dera

Jurgen Çelhaka do të jetë një lojtar i Legias së Varshavës zyrtarisht dhe firma mbetet formalitet.

Mesfushori i talentuar i Tiranës u zgjodh nga ekipi kampion i Polonisë për të përforcuar mesfushën teksa bardheblutë pritet të arkëtojnë afro 250 mijë euro dhe të ruajnë një përqindje në rast shitjeje në të ardhmen nga ky ekip.

Sot 20-vjeçari ka zbarkuar në klubin e madh polak ku në derën e “Shtëpisë” së re ishte Ernest Muçi që e priti dhe e prezantoi me ambientet e Legias, shkruan Ora News.

Më poshtë edhe video e publikuar nga klubi polak teksa ky transferim quhet i përfunduar për të gjitha palët.