Jorginho shpallet lojtari i vitit nga UEFA. Tuchel fiton çmimin e trajnerit më të mirë

Hedhja e shortit të fazes së Grupeve të Champions League është kthyer në një Gala nga UEFA ku këtë vit po zhvillohet në Stamboll. Në ceremoninë që hapi sezonin e eventit elitar të futbollit europian, qeveria e futbollit ka dhënë edhe çmimet për sezonin e kaluar ku lojtari më i mirë është shpallur Jorginho, shkruan Ora News.

Mesfushori Italian fitoi pothuajse gjithçka në sezonin e kaluar duke nisur me Champions League me fanellën e Chelseat dhe më pas Kampionatin Europian me Italinë për të mos përmendur edhe Superkupën e Europës sërish me Chelsean.

Jorginho mundi dy të nominuarit e tjerë, shokun e skuadrës Kante dhe Kevin De Bruyne të Chelseat.

Ndërkohë që çmimin e trajnerit më të mirë e fitoi sërish një nga Chelsea, dhe bëhet fjalë për Thomas Tuchel që i dha ekipit anglez trofeun e Champions League. Tuchel mundi të nominuarit e tjerë, Roberto Mancini dhe Pep Guardiola.

Edouard Mendy i Chelseat u shpall portieri më i mirë i sezonit për meshkuj ndërsa gardiania e Barcelonës, Sandra Panos fitoi këtë çmim për femra.