Video/ Roma përmbush misionin, kalon në grupet e Conference League
Nga OraNews Përditësimi i fundit 26 Gusht 2021, 21:05
Jose Mourinho shikon të arritur misionin e tij të parë me Romën. Skuadra verdhekuqe luajti ndeshjen e dytë playoff ndaj Trabzonspor që të çon direkt në grupet e Conference League dhe nuk zhgënjeu as në “Olimpico”.
Përpara tifozëve të tyre në stadium dhe me Kumbullën në stol, Roma dominoi 3-0 Trabzonspor duke mos e vënë asnjëherë në diskutim fitoren apo kualifikimin teksa edhe Mourinho kishte kërkuar përqëndrim maksimal, shkruan Ora News.
Në pjesën e parë ishte Cristante që i dha qetësi ekipit me golin në 20’ teksa në 60’ ishte edhe momenti i Zaniolos i cili u rikthye te goli pas 400 ditësh e nuk i mbajti as lotët.
El Shaarawy në 84’ vulosi fitoren 3-0 dhe kualifikimin në grupe të Romës.
