LGBTI do financohet nga buxheti, ndryshon Kodi Penal

Të drejtat e komunitetit LGBTI+ do të renditen në çështjet prioritare të qeverisë që do të nisë punën nga shtatori.

Sipas planit kombëtar të veprimit, në gjashtë muajt e parë të vitit të ardhshëm institucionet e Përkujdesjes Sociale,  Shendetit Publik, Artit dhe Kulturës do të nisin një fushatë informimi dhe edukimi i vazhdueshëm i shoqërisë me parimet e barazisë, mosdiskriminimit dhe pranimit të personave LGBTI+ në Shqipëri.

Ndërsa për të garantuar dhënien e shërbimeve për këtë komunitet, parashikohet që qendra STREHA, të ketë një mbështetje të qendryueshme financiare, kryesisht nga buxheti i shtetit

Në tabelat zyrtare nuk jepet shifra se sa para do të akordojë qeveria në këtë projekt, madje nuk ka një përcaktim nëse kjo pikë do të përfshihet në buxhetin e vitit të ardhshëm.

Paralelisht me informomimin dhe mbështetjen sociale, ku përfshihet edhe strehimi, qeveria parashikon dhe ndryshime në Kodin Penal, raporton Ora Neës.

Nga janari i vitit 2022 dhe deri në dhjetor 2024 do të ndryshojë Kodi Penal për mbrojtje të personave LGBTI+ nga krimi i urrejtjes, gjuha e urrejtjes dhe dhuna.

Për të përgatitur draftet do të shpenzohen  1 milion e 130 mijë lekë.

Sa i përket Kodit të Familjes parashikohet njohja e bashkëjetesës si dhe e drejta e birësimit.

Gjithashtu në planin kombëtar i cili ka kaluar fazën e konsultimit publik kërkohet përgatitja e një brezi të ri profesionistesh e profesionistësh me njohuritë e duhura mbi çështjet LGBTI+ dhe respektimin e të drejtave njerëzore të personave të tyre.