Aksident me tre të plagosur në autostradën Levan-Vlorë, një nga makinat përmbyset në urë
Nga Edi Ruçi Përditësimi i fundit 23 Gusht 2021, 20:21
Tre persona mbetën të plagosur mbrëmjen e sotme në një aksident rrugor në autostradën Levan-Vlorë, te Ura e Mifolit.
Në aksident mësohet se janë përfshirë dy makina, të cilat janë përplasur mes tyre. Njëri nga mjetet ka përfunduar i përmysur në rrugë.
"Rreth orës 19:45, në autostradën Fier-Vlorë, në vendin e quajtur “Ura e Miflolit”, një mjet tip “Benz”, me drejtues shtetasin D. S, është perplasur me një tjetër mjetin tip “Kama”. Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i automjetit Kama dhe 2 pasagjerët në të, të cilët janë dërguar në spitalin e Vlorës" njoftoi policia.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


