Lushnje/ Zjarr në Dushk, rrezikohen banesat, zjarrfikësit neutralizojnë flakët

Një zjarr i madh  rënë pasditen e sotme në fshatin Dushk në Lushnje.

Si pasojë e zjarrit janë rrezikuar banesat, ndërkohë banorët kanë shkëputur menjëherë energjinë elektrike dhe kanë njoftuar zjarrfikësit.

Këto të fundit kanë arritur në kohë duke bërë të mundur neutralizimin e flakëve dhe duke parandaluar  përhapjen e tij drejt banesave.

Ora News, mëson se vendosja e ushqimit të bagëtive pranë banesave përbën vazhdimisht rrezik, pasi është  një nga shkaqet  e rënies së zjarrit.

Kujtojmë se në këtë fshat një muaj më parë një zjarr që ra një  stallë bagëtish, dogji ushqimin e bagëtive dhe katër lopë.

Megjithë apelin nga autoritetet që rezervat e barit të thatë të jenë larg banesave , fermerët vazhdojnë që ata ti vendosin afër tyre.