Përplasen makinat në aksin Milot-Morinë, shoferi dhe pasagjeri transportohen te Trauma
Nga OraNews Përditësimi i fundit 23 Gusht 2021, 20:57
Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Milot-Morinë.
Automjeti me drejtues shtetasin K.Ll., 31 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasi G.R., 23 vjeç, ku si pasojë e përplasjes kanë marrë dëmtime drejtuesi i mjetit shtetasi G.R., dhe pasagjeri në këtë mjet shtetasi E.R., 34 vjeç, të cilët janë transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë dhe ndodhën nën kujdesin mjekësor, pa probleme për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
