Serë me kanabis në Kashar, babë e bir i ruanin me automatik

Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “KASHARI” si rezultat i të cilit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve: Fatmir Sulaj., 56 vjeç dhe Hamdi Sulaj., 25 vjeç.

"Arrestimi i këtyre shtetasve u bë pasi në Kashar, në brendësi të banesës, gjatë kontrollit të ushtruar,në një serë bujqësore, u konstatuan të mbjella bimë të dyshuara narkotike të llojit Cannabis Sativa" 

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, sherbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan dy armë zjarri automatik dhe municion luftarak, të cilat dyshoheshin se përdoreshin nga autorët për të ruajtur bimën narkotike, informoi sot policia e Tiranës

Materialet proceduriale do ti kalojnë Prokurorisë, për veprat penale “Kultivim i bimeve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” e kryer në bashkëpunim.