Makina përplas biçikletën në Fier, plagoset 58 vjeçari
Nga OraNews Përditësimi i fundit 21 Gusht 2021, 10:34
Një 62 vjeçar ka mbetur i plagosur, si pasojë një aksidenti në aksin rrugor Fier-Seman, në afërsi të fshatit Çlirim.
Mësohet se 58 vjeçari, ishte duke ecur me biçikletë, teksa është përplasur nga një mjet tip Toyota me targa AA 848 OY.
I plagosuri është transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Fierit dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
