Kokainë e hashash, grupi i shpërndarësve të lëndëve narkotike drejtohej nga efektivi i RENEA-s
Pesë persona kanë rënë në prangat e policisë gjatë një operacioni antidrogë në kryeqytet të zhvilluar nga SHÇBA. Mes të arrestuarve është edhe efektivi i forcave speciale RENEA, Rael Luli.
"Në vijim të një procedimi proaktiv nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës dhe me mbeshtetjen e operacionale te DVP Tirane, është finalizuar operacioni për goditjen e një rrjeti të shpërndarjes së kokainës në qytetin e Tiranës, i cili dyshohet se drejtohej nga një punonjës policie i forcave speciale.Aktualisht janë të shoqëruar në kushte flagrance me provat materiale (kokainë dhe hashash) 5 shtetas" thuhet në njoftimin e SHÇBA-së.
Të arrestuarit
- R.L., 27 vjeç, punonjës policie pranë repartit special RENEA;
- J.L., 30 vjeç;
- G.H., 26 vjeç;
- G.S., 27 vjeç;
- E.S., 26 vjeç.
Aktualisht po vazhdojnë kontrollet e banesave të personave të implikuar.
Grupi vepronte kryesisht në zonën e njohur si "Parku i autobusave", Kombinatit, Misto Mame, Yzberisht dhe Qytet te Nxenesve.
Janë sekuestruar lëndë narkotike të dyshuara si kokainë dhe kanabis, para dhe armë.
Operacioni është në vijim e sipër dhe në përfundim të veprimeve do të ketë një njoftim për media nga SHÇBA.