Xhaçka në takimin e NATO-s: Gati të presim mijëra afganë, nëse Shqipëria mund ta bëjë pse pjesa tjetër jo?

Ministrat e Punëve të Jashtme të NATO-s zhvilluan sot një takim virtual për situatën në Afganistan, pjesë e të cilit ishte edhe ministrja jonë e Punëve të Jashtme, Olta Xhaçka.

Në një postim në twitter, Xhaçka shkruan se Shqipëria është gati të presë mijëra afganë.

Sipas saj kjo është Kjo është një sfidë për NATO-n në terësi dhe nëse Shqipëria mund ta bëjë këtë, pse jo pjesa tjetër?

Xhaçka thekson se vendet anëtare të NATO-s kanë një detyrim ndaj njerëzve që punuan dhe luftuan me to.

"Ne mund dhe duhet të ndihmojmë. Kjo ka të bëjë me të ardhmen e NATO-s po aq sa edhe për misionin humanitar".