Përplasen 3 automjete në autostradën Lezhë-Milot, plagoset një grua
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Gusht 2021, 18:18
Tri makina janë përplasur në autostradën Lezhë-Milot pasditen e sotme pranë Ishull-Lezhës nga ku ka mbetur e plagosur një grua.
Mësohet se automjetet kanë goditur nga pas njëra-tjetrën. Nga aksidenti është bllokuar njëri krah i lëvizjes në superstradë.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.