INSTAT: 118 viktima në aksidente, janë rritur rastet e ngjarjeve të rënda prej adoleshentëve

Aksidentet rrugore në Shqipëri vazhdojnë të qëndrojnë në nivele të larta.

Nga janari deri në korrik të këtij viti shifrat janë rritur me 23 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të shkuar, por me 80 aksidente më pak krahasuar me vitin 2019 kur ende nuk ishin vendosur masat kufizuese të pandemisë.

Në 7 muajt e fundit duket se aksidentet kanë qenë më të rënda duke u pasuar edhe me më shumë të plagosur dhe persona që kanë ndërruar jetë.

Janë 118 viktima nga përplasjet e mjeteve nga 88 persona të vdekur në të njëjtën periudhë të një viti më parë.  Madje edhe krahasuar me vitin 2019 shifrat janë më të larta.

Në 95,6 % të rasteve sipas INSTAT kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Grup-mosha 25–34 vjeç janë përgjegjës për një të tretën e ngjarjeve, ndërsa shpesh fajtor janë edhe këmbësorët.

Shqetësuese është dhe sjellja e personave nën 24 vjeç në drejtimin e mjetit. Përplasja e mjeteve që është shkaktuar prej tyre është rritur me 39 për qind përgjatë muajit korrik

Pavarësisht thirrjeve ndaj tyre për të respektuar rregullat e qarkullimit aksidentet e shkaktuara janë rritur në 20 për qind

Në analizën e të dhënave ekspertët shprehen se shpesh është situate e rrugëve dhe mungesa e sinjalistikës që sjell aksidente.