Afganistan: Pasiguri për të drejtat e grave, ankth për arsimin dhe kushtet e punës

Ngritja e talibanëve në pushtet po përkeqëson klimën e gjendjes politike, ankthin për shkeljen e të drejtave dhe një mori shqetësimesh në lidhje me disbalancat në fushën  diplomatike ndërkombëtare.

Udhëheqësit e BE -së janë duke u përqendruar në rolin e grave në regjimin e ri, por edhe në të ardhmen e krizës së refugjatëve.

Mendimet e errëta nëse gratë duhet të përjashtohen nga puna dhe arsimi sipas aspektit më të ashpër të ligjit të sheriatit kanë dalë  në sipërfaqe.

Talibanët, në intervistën e tyre të parë, thanëse do të respektonin të drejtat e grave, por brenda kornizës së përcaktuar nga ligji që ata i binden.

Deklaratat e zëdhënësit të grupit, Zabihullah Mujahid, e bënë të qartë se gratë do të ishin në gjendje të punonin, por nuk theksuan kushtet dhe kufizimet të cilave do t'u nënshtroheshin.

Ajo që është argumentuar është se gratë do të jetojnë nën urdhrin e ashpër të sheriatit, me organizatat e të drejtave të njeriut që shprehin frikën e shkeljes së lirive themelore.

Midis 1996 dhe 2001 , gjatë sundimit të talibanëve në Afganistan, grave u kërkohej të mbanin një burkë që mbulonte tërë fytyrën e tyre, dhe vajzat nga mosha dhjetë vjeç u larguan nga arsimimi me forcë.

Tolo TV, një kanal privat që transmetonte emisione të stilit perëndimor, seriale dhe konkurse talentesh, duke theksuar se kishte pasiguri për të ardhmen e televizionit, fillimisht i tërhoqi gratë nga prezantimi i  emisioneve dhe lajmeve.

Por më pas i njëjti medium i ktheu prezantuesit në rrjedhën normale të programit, por pyetja që shqetëson gazetarët është në çfarë kushtesh do të punojnë dhe do të shfaqen në ajër.

Ka shumë gra dhe vajza që shikojnë të ardhmen në Afganistan me sy të keq, pasi tashmë ka raporte për dëbimin e studenteve femra nga Arsimi i Lartë dhe detyrimin e të miturve midis moshës 12 dhe 15 vjeç për t'u martuar.