Eurostat: Popullsia e Shqipërisë më e “paditura” në Europë për teknologjinë

Shqipëria renditet e fundit në Evropë përsa i përket njohurive bazë të dixhitalizimit. Sipas të dhënave të Eurostat vetëm 21 përqind e popullsisë  ka njohuri mbi zhvillimin e teknologjisë.

Madje dhe Bosnja dhe Kosova e lënë pas vendin tonë ku 29 përqind janë Koherent me zhvillimet

Në krahun tjetër  Holanda, Zvicra dhe Finlanda kryesojnë listën e shteteve të Evropës. Sondazhet janë kryer mbi teknologjinë e informacionit, komunikimin etj.

Sondazhet tregojnë se thuajse 42 përqind e popullsisë Europiane nuk kanë njohuri bazë në dixhitalizim,  37 përqind e tyre janë në punë.

Në raport ngrihet shqetësimi për programe të modernizimit në arsim dhe në aftësim. Kjo për shkak të shpejtësisë me të cilën po rritet ofrimi i shërbimeve online çka sjell probleme në përgatitjen e të rinjve.

Punësimi i ekspertëve të informacionit dhe komunikimit është një problem më i madh  në Shqipëri sesa në vendet Europiane duke e parë këtë si një sfidë për bizneset.

Në vendet e Europës mungojnë specialistë të TIK-ut për të mbushur vendet e lira të punës në të gjitha sektorët të ekonomisë.

Eurostat: Popullsia e Shqipërisë më e “paditura”