Në pritje të afganëve, në Rinas ngrihen tenda në zonën ushtarake

Të 300 afganët që do të strehohen të parët në Shqipëri do të qëndrojnë fillimisht pranë aeroportit të Rinasit. Në tendat e vendosura prej ministrisë së Mbrojtjes ata do ti nënshtrohen kontrolleve mjekësore si dhe testit të covid 19.

Po ashtu në do të regjistrohen për tu shoqëruar më pas në ambientet ku do të qëndrojnë deri në marrjen e vizës amerikane.

Në Rinas situata këtë të mërkurë (18 gusht 2021)  ka qenë e qetë, edhe pse me një prezencë të shtuar të forcave të sigurisë dhe të ushtrisë që do të monitorojnë të gjithë planin e strehimit.

Edhe Ministrja Olta Xhaçka ishte atje për të inspektuar qendrën e pritjes të krijuar në aeroport.

Pas marrjes së analizave do të bëhet dhe shpërndarja e grupit të parë, ku një pjesë do të qëndrojë në konviktet e qytetit Studenti. Prej ditësh dhomat janë bërë gati, teksa të rinjtë që kishin qëndruar gjatë verës janë zhvendosur në godina të tjera.

Në pritje të afganëve, në Rinas ngrihen tenda në
Ne foto: Kampet e ngritura në aeroport

Edhe në Durrës ku familjet afgane do të qëndrojnë në disa hotele gjithccka duket se është gati

Burimet kanë bërë të ditur se Shqipëria do të mirëpresë edhe grupe të tjera, kjo në varësi dhe të avionëve që do të nisen prej Kabulit drejt vendit tone

Në pritje të afganëve, në Rinas ngrihen tenda në
Ne foto: Kampet e ngritura në aeroport

Duke reaguar për situatën kryeministri Edi Rama shprehet se Shqipëria po përmbushë përgjegjësinë e saj si anëtare e NATO-s dhe për shkak të asaj që ne përfaqësojmë si komb.

Ne mund të mos jemi shumë të pasur, po ne u detyrohemi miqve tanë afganë të cilët kanë sot nevojë, ne  i detyrohemi kulturës dhe të kaluarës sonë të afërt si refugjatë dhe kujtimeve që do të trashëgojnë fëmijët tanë në të ardhme” shprehet Rama në një postim në twitter.