Selenicë, 34 vjeçarit i gjejnë në shtëpi 35 kapsolla detonatore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 18 Gusht 2021, 10:08
Plot 35 kapsolla detonatore janë gjetur në banesën e një 34 vjeçari në Selenicë.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Selenicë, arrestuan në flagrancë shtetasin Leonard Xhelaj, banues në Selenicë, "pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 1 armë gjahu teke dhe 35 kapsolla detonatore" informoi sot policia.
Ndërkohë në Sarandë, arrestua në flagrancë shtetasin Ergys Tarko, 28 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjet dhe u sekuestrua një sasi lendë narkotike kanabis, e ndarë në doza, gati për shitje.
Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.