Zjarr masiv në Maliq, në flakë tokat bujqësore
Nga OraNews Përditësimi i fundit 17 Gusht 2021, 22:09
Një zjarr masiv ka përfshirë një sipërfaqe tokash bujqësore (arë) pranë fshatit Vloçisht në Maliq.
Drejt zonës janë nisur forcat zjarrfikëse për izolimin dhe shuarjen e zjarrit i cili fatmirësisht është larg zonës së banuar.
Zjarri dyshohet i qëllimshëm nga fermerët që djegin tokat për mbjelljet e reja.

