Shëngjin/ Përplaset nga makina teksa po kalonte rrugën, në gjendje të rëndë fëmija 6 vjeç

Një aksident raportohet të ketë ndodhur mëngjesin e sotëm, 18 gusht në qendër të qytetit të Shëngjinit.

Burime për Ora News bëjnë me dije se makina ka përplasur një fëmijë që po kalonte rrugën.

Policia informon se "ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:45, ku mjeti tip furgon me drejtues shtetasin Sh.P., ka goditur një të mitur të moshës 6 vjeç.

Drejtuesi i mjetit shtetasi Sh.P., është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Lezhë, për veprime të mëtejshme."

Fëmija ka qenë i shoqëruar nga prindërit duke kaluar rrugën kur është shkëputur për një moment dhe është përplasur nga furgoni.

I mituri është dërguar menjëherë në spitalin e Lezhës. Mësohet se fëmija ndodhet në gjendje të rëndë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shëngjin/ Përplaset nga makina teksa po kalonte rrugën, në