Durrës/ Dogjën një sipërfaqe me ullinj, arrestohet 54-vjeçari, në kërkim vëllai i tij

Policia e Durrësit ka arrestuar një 54-vjeçar dhe shpalli në kërkim vëllain re tij pasi dyshohen si autorë të djegies së një sipërfaqe toke me ullinj në fshatin Maskuri.

"Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë shtetasin Muharrem Çaushi, 54 vjeç dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit Kujtim Çaushi ., 39 vjeç, (vëllezër), banues në Maskuri, Durrës.

Këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet kanë vendosur zjarr në pronën e shtetasit I. T., ku janë djegur 180 rrënjë ullinj duke përfshirë dhe një sipërfaqe toke prej 10 hektarë me shkurre," informon policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.