Po transportonte emigrantë të paligjshëm, arrestohet 19-vjeçari në Tiranë, në kërkim bashkëpunëtori

Një 19-vjeçar është arrestuar nga policia e Tiranës, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim pasi u konstatuan duke transportuar emigrantë të paligjshëm kundrejt fitimit.

"Në kuadër të operacionit policor “Korieri”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit u bë arrestimi i shtetasit S. S., 19 vjeç, banues në Tiranë. Si dhe u shpall në kërkim O. C., 25 vjeç.

Ky shtetas është kapur në kushtet e flagrancës,nga shërbimet e Policisë, në rrugën “Budi” duke tentuar të transportojë 5 emigrantë të paligjshëm kundrejt shpërblimit monetar, nga Devolli drejt qytetit të Tiranës, me qëllim kalimin e tyre drejt Mali të Zi dhe më pas drejt vendeve të Bashkimit Europian," informon policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.