“Janë Njerëz!” Në Durrës instalacioni që kujton eksodin e shqiptarëve
8 gushti 1991 njihet si dita e eksodit të shqiptarëve me anije drejt Italisë, ku mbi 20 mijë ikën vetëm me anijen Vlora drejt Barit. 30 vite më pas një instalacion artistik është vendosur në dy brigjet e Adriatikut si urë lidhëse mes vendeve dhe njerëzve.
Instalacioni i quajtur “Sono persone/Janë Njerëz” përkujton 30 vjetorin e eksodit të shqiptarëve drejt italisë, ku vetëm në bordin e Anijes "Vlora" ikën njëherësh 20 mijë njerëz,
Vepra është ideuar artistja italiane Jasmine Pignatelli është e ndarë në dy pjesë mes Durrësit e Barit, si urë lidhëse mes dy popujve
“Frymëzimi per realizimin e kësaj vepre më erdhi në vitin 2018. Unë falenderoj popullin shqiptar që zgjodhi pikërisht vendin tonë për të realizuar endrren për liri"
Monumenti është qasja dy dimensionale e vetë objektit, i cili ka formën e bashit të anijes, por njëkohësisht edhe formën e një libri të hapur.
Në anët e jashtme të librit ka një tekst dedikues të shkruar në alfabetin “mors’:
“Janë njerëz, njerëz të dëshpëruar. Nuk mund ti kthejmë pas, ne jemi shpresa e tyre e vetme”.
Drejtuesit e Bashkive të Barit e Durrësit nënvizuan marrëdhënien e vecante mes dy vendeve

“Mirëpritëm ato ditë rreth 20 mijë shqiptarë, të dëshpëruar, që kërkonin ndihmë. Por historia e atyre ditëve është një histori që përsëritet vazhdimisht dhe nuk i përket vetëm Shqipërisë apo Italisë, por të gjithë Evropës.”

Ndërsa ambasadori italian Fabrizio Bucci tha se 3 dekada nga koha kur shqiptarët iknin masisht, vendi ynë tashme meriton celjen e Negociatave me Bashkimin Europian.