Në ankand koleksioni i rrallë
Koleksionisti, konservues dhe restauruesi më i madh i pianove në pallatin mbretëror në Britani, David Winston, ka vendosur të hedhë në ankand plot 26 instrumenta unike, që datojnë nga shekulli 18 deri në shekullin e 21.
Shtëpia e ankandit, “Dreëeatts” do të mundësojë promovimin e tyre për të gjithë të interesuarit, duke nisur nga data 23 Shtator e këtij viti.
David është shprehur se ka ardhur momenti që të mos i mbajë më veglat peng, por t’i bëjë ato pjesë të kujtimeve edhe tek të tjerët.
Jam gati 71 vjeç dhe ndihem sikur vetëm po i ruaj dhe nuk po bëj asgjë me vlerë me këto objekte kaq të bukura. Duhet kurajë dhe duhet kuptuar se kur është koha për t’ua kaluar ato njerëzve të tjerë, që edhe ata jo vetëm t’i shijojnë, por t’i bëjnë pjesë të jetës së tyre.”
Koleksioni i grumbulluar për nder të mbretëreshes Elisabeta II, është ndër ato të rrallët, ku ofertat pritet të kapen shifra marramendëse.
Ndër më të shtrenjtat do të jenë pianoja “Pleyel” e vitit 1925 me vlerë deri në 60 000 pound, wurlitzer e vitit 1411 me vlerë deri në 15 000 pound, si dhe fortepianoja mahnitëse vjeneze e krijuar në vitin 1991 me vlerë deri në 25 000 pound.
David Winston, ka restauruar disa nga pianot më të vlefshme në botë, përfshirë ato që zotërohen dhe luhen nga emrat më të mëdhenj të muzikës klasike, përfshirë Beethoven, Chopin dhe Liszt. Koleksioni i tij përfaqëson një pasion të jetës së shoqëruar me hulumtime dhe njohuri të fituara ndër vite.