Shemsi Krasniqi i grupi “Ilirët” tërhiqet nga festivali i birrës në Korçë

Shemsi Krasniqi i grupi “Ilirët” tërhiqet nga festivali i
Tërhiqet nga festivali i birrës në Korçë Shemsi Krasniqi nga grupi “Ilirët”.

“Unë kam menduar se kjo ka lidhje me art, por po e shoh qe nuk ka lidhje fare me art. Këtu kam gabuar. E pranoj gabimin tim. Unë jam muzikant, nuk jam politikan. Festivali ka marrë një konotacion politik dhe për këtë shkak kam vendosur të tërhiqem”, thotë ndër të tjerash Krasniqi në një video të postuar në Facebook e tij.

“Shumica prej jush më kanë sugjeruar të mos marr pjesë, dhe unë nuk do t’ju kundërvihem. Do ju respektoj juve” thotë më tej ai.

Tërheqja e tij vjen pak ditë pasi tha se do të performonte edhe pse shumë artistë nga Kosova e anuluan pjesëmarrjen.