Përkujtohet studiuesi i alpeve, 1 vit pa Kolë Prongin, botohet libri që la dorëshkrim për Nikaj Mërturin
Studiuesi i Alpeve, Kolë Prongi u përkujtua në Shkodër në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta për shkak të Covid 19 me botimin e dorëshkrimit për krahinën e Nikaj Mërturit.
Në 1 vjetorin e ndarjes nga Jeta për shkak të Kovid 19, të studiuesit të alpeve Kolë Progni, në Shkodër u promovua libri “Nikaj Mërturi, Nderi i Kombit” që Ai e la si dorëshkrim.
Në faqet e tij përshkruhet etnografia e pasur e zonës, traditat e trashëguara ndër shekuj, etnokultura e krahinës së njohur.
Marie Progni: Edhe thash se sikur i kam në studio. E ndjej shumë mungesën e tij.
Gjin Progni: I ka shëtitur të gjitha alpet e Shqipërisë, por nuk e shijoj gjallë veprën e tij.
Enciklopedi të gjallë e quan redaktori Kadri Fikaj, këtë botim që i dorëzohet lexuesit në duar.
Kadri Fikaj: Libri është enciklopedi. I përmbledh të gjitha fushat e jetës dhe veprimtarisë së autorit.
Kolë Progni ishte gjeograf, studiues, fotograf dhe ja kushtoi jetën e vet Alpeve Shqiptare.
Ai shkroi mbi 350 artikuj, ndërsa në vitin 2000 botoi librin e parë "Malësia e Kelmendit", monografi.
