“Këndi Arkivor” në biblioteka

Interesi i lartë i studiuesve të cilët kërkonin të kishin akses me dokumenta të ndryshme arkivore nga Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në Tiranë ka shërbyer si indicie për nismën e muajve të fundit, të ashtuquajturën “këndi arkivor në Biblioteka.”

"Salla e studimit siç është në drejtorinë e  përgjithshme të arikave të krijohet në çdo qytet të Shqipërisë e jo vetëm ku ka biblioteka"

Elsa Saka, drejtoreshë e Evidencës Qëndrore dhe komunikimit në drejtorinë e Arkivave tregon dokumentet për të cilat studiuesit kanë pasur më shumë interes.

Këndi arkivor është i aplikueshëm jo vetëm nga studiuesit, por edhe nga studentët, apo edhe qytetarët e thjeshtë.

Pas krijimit të këtij “Këndi Arkivor” në të gjitha bashkitë e vendit synohet që një nismë e tillë të shtrihet edhe në shtetet fqinje.

Aktualisht, ky projekt është shtrirë në mbi 20 bashki të vendit dhe pritet që brenda vitit 61 bashki të kenë akses nëpërmjet faqes: katalogu.arkiva.gov .al.