Logorecët dorëzojnë “thesarin”, botimet në Arkivën e familjes i dhurohet bibliotekës “Zoja e Shkodrës

Fondi i librave të bibliotekës së familjes Logoreci në Shkodër, i janë dhuruar bibliotekës Zoja e Shkodrës. Një pasuri historike e kulturore mbi 200 vjeçare, me rëndësi për atë që përfaqëson kjo familje në periudha të ndryshme të shtetit shqiptar.

Botime të njohura shqiptare e të huaja, që i përkisnin bibliotekës së familjes së njohur shkodrane Logoreci i janë dhuruar bibliotekës "Zoja e Shkodrës", pranë katedrales së "Shën Shtjefnit".

Ishte pinjolli i kësaj familje, studiuesi Pjeter Logoreci i cili prej vitesh jeton në Vjenë të Austrisë, që dorëzoi materialet.

Ndikim të fortë siç tregon vetë ai, pati ndjesia që përjetoi kur e vizitoi këtë bibliotekë.

Një pasuri historike e kulturore mbi 200 vjeçare, me rëndësi mbarëkombëtare për vetë atë që përfaqëson kjo familje në periudha të ndryshme të shtetit shqiptar.

Logoreci një pjesë të arkivës tregon se u detyrua ta marrë në Vjenë për të mos ju dëmtuar, e një fond të pasur ja asgjësoi regjimi komunist.

Për famullitarin e Shkodrës dom Vlash Palaj kjo nisëm i shërben jo vetëm pasurimit të bibliotekës, por edhe mesazhit që kërkohet t'i përcillet të gjithë brezave, dashamirës të librit.

Fondin e librave që vite më parë e zhvendosi në Vjenë për t'i shpëtuar tallazeve të kohës, Pjetër Logoreci thotë se do t'i sjellë në bibliotekën e katedrales në vizitën e radhës.