Robert Bisha çon tingujt e pianos në periferi


Artisti Robert Bisha e mbylli në Shirokën turistike rrugëtimin artistik përmes të cilit pianon dhe artin e tij e çoi nga qendrat mondane në periferi.

Në të perënduar të diellit dhe flladin e liqenit solli një mbrëmje të vecantë me tingujt e pianos.

Duke u nisur nga Shkodra me muzikën e tij udhëtoi drejt vendeve të tjera të botës me kompozime që I ka studiuar por dhe përpunuar.

Synon që vitin tjetër pianon ta dërgojë në zona të tjera të Shqipërisë, por për këtë ka nevojë edhe për mbështetjen e institucioneve.

"Destinacionet ishin më tepër, ishin për më shumë fshatra por mbështetja financiare nuk erdhi kurrë nga institucionet"

Në kuadër të projektit në bashkëpunim me qendrën Arka, artisti shqiptar që jeton në Itali,  luajti muzikën e tij në Rrëshen dhe Qendrën Muzeore dom Ndre Mjeda në Kukël.