Yuri Kim takohet me Kadarenë: Kënaqësi që takoj një nga mendimtarët më të mëdhenj në Evropë

Yuri Kim, ambasadorja amerikane në Shqipëri është takuar me shkrimtarin Ismail Kadare, duke shkruar se “Identiteti evropian i shqiptarëve”  është po aq bindës sot, sa ishte kur u publikua në vitin 2006.

Përmes Twitterit, Kim shprehet se ndërsa shohim për nga e ardhmja, identiteti evropian i shqiptarëve është më i rëndësishëm se kurrë më parë.

Ambasadorja amerikane thekson se ishte një kënaqësi që mori në lidhje me diskutimin e kësaj ideje me një nga mendimtarët më të mëdhenj në Evropë.

Yuri Kim: Eseja e Ismail Kadaresë mbi “Identiteti evropian i shqiptarëve” është po aq bindëse sot sa ishte kur e botoi atë në 2006. Në fakt, ndërsa shikojmë drejt së ardhmes, identiteti evropian i shqiptarëve është më i rëndësishëm se kurrë. Çfarë kënaqësie të kesh këtë diskutim personalisht me një nga mendimtarët më të mëdhenj në Evropë.