Prej 1 jave aktiv zjarri në Patalej të Lezhës, rrezik që flakët të kalojnë në Mirditë

Zjarri i cili ka rënë prej gati 1 javë në Patalej të njësisë administrative të Kolshit në Lezhë, vijon të jetë aktiv dhe favorizuar e nga era gjate ditës së sotme ka përparuar në anën verilindore.

Nëse flaket do vazhdojnë me këtë intensitet rrezikon të kalojnë edhe në zonën e Bashkinë Mirditë, konkretisht në fshatin turistik katund i vjetër.

Në terren janë shërbimi pyjor dhe zjarrfikësit, ndërsa mbrojtja civile ka kërkuar sërish ndërhyrje nga ajri për shuarjen e flakëve.

Prej 1 jave aktiv zjarri në Patalej të Lezhës, rrezik që