Zjarri në malin e Tërbunit rrezikon kurorën e qytetit Pukë, u hodhën mbi 250 mijë titra ujë por ende s'janë shuar

Puna vijon për shuarjen e flakëve në malin e Tërbunit, ku sot kanë punuar edhe dy helikopterët holandezë.

 Por, pavarësisht punës së bërë ditën e sotme, për shkak të kushteve atmosferike rrezikon kalimi i zjarrit në kurorën e qytetit Pukë.

Sot kanë punuar 150 forca ndërsa nesër pritet të angazhohen edhe 170 forca të tjera si dhe një helicopter shtesë.

kreu i Emergjencave Civile, informoi se mbi 250 mijë litra ujë janë hedhur brenda 2 – 3 orëve pë të shuar flakët por puna do të vijojë edhe nesër