Lezhë, futet për tu larë në det, mbytet 70-vjeçari

Një person është mbytur ditën e sotme në det në plazhin e Tales në Lezhë.

Dyshohet se 70 vjeçari me inicile P.Gj., është futur në det për ty larë dhe më pas ka gjetur vdekjen.

"Më datë 13.08.2021, rreth orës 17:50, në plazhin e Tales, Lezhë, dyshohet se është mbytur duke u larë në det shtetasi P.Gj., 70 vjeç." - njofton policia.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.