“Bashkë kundër ekstremizmit të dhunshëm", Kryegjyshata botërore bektashiane dhe qendra “Hedayah” forcojnë bashkëpunimin

Kryegjyshi Boteror Haxhi Dede Edmond Brahimaj, priti në selinë e shenjtë të Kryegjyshatës Botërore Bektashiane , delegacionin e Qendrës Ndërkombëtare të Përsosmërisë, për luftën kundër ekstremizmit të dhunshëm "Hedayah" të Emirateve të Bashkuara Arabe.

Fokusi kryesor i bisedimeve ishte bashkëpunimi i mëtejshëm mes kryegjyshatës botërore dhe qendrës "Hedayah " dhe këshillit ndërfetar në fushën e sigurisë dhe luftës kundër ekstremizmit.

Baba dede Edmond Brahimaj duke vlerësuar marrëdhënien mes dy palëve, shprehu rëndësinë e çështjes së sigurisë duke theksuar se bashkëbisedimet e shpeshta janë të rëndësishme për luftën në këtë çështje.

Parandalimi i ekstremizmit është kyç dhe thelbësor për paqen dhe sigurinë, tha kryegjyshi botëror duke kujtuar faktin se radikalizmi  është luftuar edhe nga legjislacioni në fuqi i shtetit shqiptar.

Ndërsa Presidenti i qendrës "Hedayah " Ali Rasheed Al Nuaimi prezantoi fokusin e punës së kësaj qendre, duke asistuar në luftën e kundër ekstremizmit të dhunshëm. E kjo e realizuar përmes shkëmbimit të eksperiencës. Gjithashtu ai vlerësoi Shqipërinë për punën ndaj ekstremizmit fetar.