Gafa e Van Bommel, ekipi modest kërkon fitoren në tavolinë në Kupën e Gjermanisë

Gafa e Van Bommel, ekipi modest kërkon fitoren në tavolinë
Aventura e Van Bommel në krye të Wolfsburg nuk ka nisur siç duhet. Pas pesë humbjesh në ndeshjet miqësores, zyrtarisht ekipi i tij nisi aventurën në Kupën e Gjermanisë në raundin e parë ndaj modestëve të Preuben Munster, një ekip i kampionateve rajonale në Gjermani të cilën ekipi i trajnerit holandez e mundi 3-1 pas 120 minutave lojë.

Problemi veçse qëndron te gafa e trajnerit që bëri 6 zëvendësime për Wolfsburg e në Kupën e Gjermanisë lejohen vetëm 5 të tilla, pak a shumë siç bëri Fonseca te Roma sezonin e kaluar dhe e pësoi me humbje në tavolinë.

Pikërisht Preuben Munster ka apeluar tani në Federatë humbjen dhe kërkon fitoren 3-0 në tavolinë pasi Wolfsburgu ka shkelur rregullat dhe klubi modest janë në të drejtën e tyre.

Më tepër se fitorja, për një klub të tillë është më shumë çështje financiare pasi me kalimin e raundit të parë të Kupës, Munster merr 225 mijë euro dhe nuk janë pak për një ekip rajonal teksa për Wolfsburgun mbetet gafa e rëndë që nis që nga trajneri Van Bommel.