Zvicra gjen pasuesin e Petkoviç. Trajneri i ri është Murat Yakin
Në Shtator rinisin eliminatoret e Botërorit dhe Zvicra nuk mund të vonohej më për trajnerin e ri. Sot Federata Zvicerane e Futbollit njoftoi se trajneri i ri i Zvicrës është, Murat Yakin, ish mesfushor i famshëm i kombëtares vite më parë dhe tani trajner ku dy vitet e fundit ka drejtuar Schaffausen në ligën e dytë helvete.
Me 46-vjeçarin nis një epokë e re për Zvicrën që prej shumë vitesh u drejtua nga Petkoviç, me këtë të fundit që mori drejtimin e Bordeaux, dhe tani synimi është Botërori i Katarit. Pikërisht kontrata e firmosur nga Yakin me Federatën e Zvicrës është një vjeçare deri në përfundimin e eliminatoreve me të drejtë rinovimi për eliminatoret e Europianit të ardhshëm.
Murat Yakin ist der neue Nati-Trainer. Herzlich Willkommen!
— ???????? Nati (@nati_sfv_asf) August 9, 2021
Murat Yakin est le nouvel entraîneur de la Nati. Bienvenue!
Murat Yakin è il nuovo allenatore della Nati. Benvenuto!
???? https://t.co/AeHvUVv9wn
(???????????? ????)#natimiteuch #lanatiavecvous #lanaticonvoi pic.twitter.com/AdQqjjraG0
Debutimi i Yakin në krye të Zvicrës do të jetë më 1 Shtator në miqësoren me me Greqinë teksa 4 ditë më pas më 5 Shtator do të jetë dhe përballja në shtëpi ndaj Italisë në eliminatoret e Botërorit për Grupin C.
