Ministri i Mbrojtjes së Kosovës në terren me ushtarët: Si një trup i vetëm po vazhdojmë betejën me flakët

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj, ka qenë i pranishëm ditën e sotme në terren për të parë nga afër operacionin për shuarjen e zjarrit në malin mbi tunelin e Kalimashit.

Përmes një psotimi në Facebook ministri shkruan se FSK-ja e Kosovës do të veprojë si një trup i vetëm me vëllezërit dhe motrat në Shqipëri deri në fund të betejës me flakët.

Ai shton se dhembjen për dëmet e shkaktuara nga zjarri e mbisundonte ndjenja e krenarisë për ushtarakët heronj që me guxim, shpirt ekipi dhe shërbim vetëmohues nderojnë emblemën, Kombin dhe Atdheun.

Mehaj: Sot për të parë nga afër zhvillimin e operacionit në shuarjen e zjarrit në malin Shemëri, vizitova pjesëtarët e kontingjentit të FSK-së dhe pjesëtarët e kontingjentit të zjarrfikësve nga Agjencia e menaxhimit të Emergjencave. Dhembjen për dëmet e shkaktuara nga zjarri e mbisundonte ndjenja e krenarisë për ushtarakët tanë- heronj të vërtetë që me guxim, shpirt ekipi dhe shërbim vetëmohues nderojnë emblemën tonë, Kombin dhe Atdheun. Si një trup i vetëm bashkë me vëllezërit dhe motrat tona të Shqipërisë po vazhdojnë betejën me flakët deri në fund. Së bashku më të fortë, në ditë të vështira me vëllezërit e motrat tona!

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës në terren me ushtarët: Si

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës në terren me ushtarët: Si