Makina përplas këmbësoren në Durrës, ndërron jetë 72-vjeçarja

Një aksident me vdekje raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Durrës.

Sipas policisë, një mjet me drejtues shtetasin T. M., 49 vjeç, ka aksidentuar këmbësoren shtetasen N. M., rreth 72 vjeçe, e cila si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:35, në lagjen nr.15, Durrës.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.