Vihet nën kontroll zjarri në malin e Cakranit dhe pyllin kodrinor në Gjorgoz
Nga Inelda Vallja Përditësimi i fundit 8 Gusht 2021, 22:21
Zjarri në malin e Cakranit dhe pyllin kodrinor në Gjorgoz është vënë nën kontroll.
Vijojnë të jenë aktive disa vatra të vogla, por janë brenda zonës së djegur dhe po mbahen nën kontroll nga forcat zjarrfikëse.
Ditën e sotme janë organizuar 40 forca nga Tirana, 10 forca zjarrfikëse Patos dhe 10 Roskovec, ndërsa forcat e Fierit u zhvendosen në Zhupan e Radostinë ku edhe këtu zjarri është shuar.
Të shkrumbuara janë bimë si ulliri e shkurre, akoma nuk dihet sakte vlera e demit ekonomik te shkaktuar.
