Plot 30 vite kur “Vlora” zbarkoi në Itali, politika kujton eksodin e shqiptarëve

30 vjet më parë, rreth 20 mijë qytetarë shqipatrë do të zbarkonin me anijën tregtre,  “Vlora” ne brigjet e  Italisë, në kërkim të shpresës për një jetë më të mirëe.

Anija u nis me mbi 20 mijë emigrant në bord  në 6 gusht nga Durrësi, dhe zbarkoi në Puglia, duke shënuar valën e dytë më të madhe të emigrantëve shqiptarë në shtetin fqinj. 

Emigrantët, nga anija u zhvendosen ne stadiumin “Viktoria”,  duke lënë në kujtesën e shqipatrëve dhe mbarë botës imazhe e anijes të tejmbushur me njerëz të vuajtur që këkronin të ardhme.

Kjo datë u kujtua nga presidenti Ilir Meta i cili shkruan në rrjetet sociale:

“Anija ‘Vlora’, me të gjithë simbolikën, emocionet e forta dhe kujtimet e gjalla që risjell, na fton për një reflektim të thellë mbi sakrificat e jashtëzakonshme njerëzore, në emër të së cilave duhet të punojmë, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe dinjitoze për qytetarët tanë, veçanërisht kur shpopullimi është drama më e madhe, që po i ndodh vendit”.

Ndërsa Kryetari i Opozitës, Lulzim Basha, ka shpërndar një video me mbishkrimin ‘Eksodi Vazhdon”.

"Fatkeqësisht, eksodi i shqiptarëve vijon, i heshtur dhe i dhimbshëm, prej diktaturës së korrupsionit, që vret njësoj shpresat për një të ardhme më të mirë, këtu, në tokën tonë. Që kjo plagë të marrë fund, që shqiptarët të gëzojnë frytet e çdo gjëje të mrekullueshme që Zoti i ka falur vendit tonë, duhet ndëshkuar modeli korruptiv dhe kriminal i ndërtuar nga ky regjim dhe duhet zhbërë kapja e shtetit që pasuron një pakicë, ndërsa lë në varfëri shumicën e qytetarëve."