Peleshi: 2 vatra problematike në Kukës, po punohet nga toka dhe ajri
Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi është shprehur se është ulur numri i vatrave aktive në vend, ndërsa është shprehur se vatrat serioze të zjarreve mbeten në Kukës, Mirditë dhe Vlorë.
Në një komunikim online, Peleshi u shpreh se problematike konsiderohen 2 vatra në qarkun e Kukësit ku prej disa ditësh po punohet nga ajri dhe toka. Ministri u shpreh si situata është dinamike dhe ka aktivizime dhe riaktivizime të vatrave aktuale, por po punohet intensivisht për të larguar rrezikun nga qendrat e banuara.
"Ka aktivizime, riaktivizime. Për momentin vatër problematike ne konsiderojmë 2 vatra në qarkun e Kukësit, që është ajo në majën e Runës, ku prej disa ditësh po punohet nga ajri dhe toka dhe më problematike është bërë tani në Thirë, mbi tunelin e Kalimashit. Kemi gjithashtu në bashkinë e Durrësit në munellë një vatër që është riaktivizuar dhe është serioze.
Për momentin një helikopter po punon drejt Thirrës, ndërkohë kemi vatra të tjera në veri në zonën e Vermoshit por janë nën kontroll. Edhe në Fier vatra është drejt eliminimet. Në Karaburun nga tre vatra kemi dy. Mbi Dukat dhe pranë Parkut të Llogarasë vazhdon të ketë vatra. Ka qenë një natë shumë e mundimshme mbrëmë. Banesat kanë qenë të rrezikuara dhe banorët e fshatit kanë punuar të gjithë me heroizëm.
Ka dy helikopterë që kanë ardhur nga Holanda. Helikopteri i tretë është ai çek dhe është në punë në veri, pasi ka vatër problematike në Kukës. Duam të shmangim kapërcimin e zjarrit drejt Parkut të Llogarasë, ndaj jemi edhe këtu sepse e konsiderojmë pikën më të nxehtë”, tha Peleshi.
