Meta kujton 8 gushtin e 1991 e fton për reflektim sot kur shpopullimi është drama më e madhe, që po i ndodh vendit

 

Presidenti Ilir Meta kujton 8 gushtin 1991 kur rreth 20 mijë shqiptarë zbarkuan në brigjet e Italisë, në kërkim të lirisë dhe shpresës, duke i dëshmuar botës tragjedinë dhe mjerimin e popullit më të shtypur dhe të izoluar të kontinentit.

Një ditë kujtese që na fton për reflektim.

“Anija ‘Vlora’, me të gjithë simbolikën, emocionet e forta dhe kujtimet e gjalla që risjell, na fton për një reflektim të thellë mbi sakrificat e jashtëzakonshme njerëzore, në emër të së cilave duhet të punojmë, për të ndërtuar një të ardhme më të mirë dhe dinjitoze për qytetarët tanë, veçanërisht kur shpopullimi është drama më e madhe, që po i ndodh vendit” shkruan presidenti Meta në një postim në facebook ndërsa e shoqëron me foto nga eksodi masiv.

Më 3 gusht 2021 presidenti Meta ktheu ligjin “Për të huajt”. Në argumentin prej 14 faqesh kreu I shtetit shpreh shqetësimin për rrezikun e një numri të lartë të aplikimeve të shtetasve të huaj dhe tentativën për të plotësuar boshllëqet që shkakton emigracioni me ta.