Rruga kërcënuese e fshatit Pëllumbas
Aksi rrugor i pasigurt,rrëshqitja e dherave rrezik për fatalitete
Çarja e një masivi shkëmbor shumë pranë fshatit Pëllumbas në Tiranë rrezikon jetën e përdoruesve të këtij segmenti rrugor.
Shkëputja e tij do të sillte pasoja fatale.
Gurët e shpërndara i sheh pothuajse përgjatë gjithë rrugës.
Mjetet e tonazhit të rëndë të cilët e frekuentojnë më së shumti këtë aks për shkak të gurores në qafë të malit janë më të rrezikuarit.
Kamionët lëshojnë gurë në rrugë, dhe aksi është i pasigurtë për automjetet e tjera që qarkullojnë.
Marrja e masave duhet të jetë prioritet pasi, me ardhjen e shirave të vjeshtës rrëshqitja e dherave dhe shkëputja e këtij masivi shkëmbor mund të sjell dëme të pallogaritshme.
Një tjetër shqetësim janë dhe inertet e hedhura kudo.
Turistët që zgjedhin të vizitojnë “Shpellën e Pëllumbasit”, një prej monumenteve më të hershme të periudhës së Paleolitit hasen me këtë panoramë.
