Atentat me silenciator çiftit në Kamëz, policia sekuestron kamerat e sigurisë: Kemi një të dyshuar, po e verifikojmë
Mbrapa krahëve të mi, është edhe banesa 5 katëshe në pronësi të Preng Palucës, ku mbrëmjen e së shtunës së bashku më bashkëshorten e tij Antoneta u plagosën në oborr të shtëpisë.
Burimet për Ora Neës bëjnë më dijë së policia ka një emër si autor të dyshuar të ngjarjes, por për mungesë provash ende nuk e ka shpallur në kërkim.
Sipas burimeve dyshohet se çifti është qëlluar më armë zjarri silenciator pasi nga fqinjët nuk është dëgjuar zhurma.
Për këtë arsye grupi i hetuesve së bashku me shefin e sektorit të hetimit të vrasjeve Gilbert Hoxha u rikthyen sërish në vendin e ngjarjes.
Përveç provave materiale, polica ka në duar edhe pamjet e 4 kamerave të sigurisë, të cilat ishin instaluar në banesën 5 katëshe, ku pas këqyrjes nga ana e hetuesve do të ngrihet edhe dinamika e ngjarjes.
Për sa i përket gjendjes shëndetësore, burrë dhe grua kanë lënë pavionin e urgjencës në Spitalin e Traumës dhe janë dërguar në një tjetër pavion ku ndodhën jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë sipas burimeve policore janë ngritur edhe pistat e para për këtë ngjarje.
Sipas grupit të hetimit disa prej vëllezërve të Preng Palucës prej vitesh jetojnë në vendet e Bashkimit Europian, në të cilën po verifikohet edhe aktiviteti i tyre.
