Radhë të gjata në pikën kufitare të Kakavijës, pala greke punon me një sportel
Nga OraNews Përditësimi i fundit 8 Gusht 2021, 13:32
Në pikën e kalimit kufitare në Kakavijë janë krijuar sërish radhë të gjata makinash.
Mësohet se pala greke po punon vetëm me një sportel dhe shumë ngadalë.
Radhët në kufi janë në anën e doganës greke. Të gjithë qytetarët që kanë kaluar që prej orës 09:00 janë në pritje. Pala shqiptare ka shtuar sportelet në 4 dhe nuk ka radhë.
Gjatë 24 orëve të fundit në pikën kufitare të Kakavijës kanë hyrë dhe kanë dalë nga territori shqiptar 8812 shtetas.
