Shikoni në Fier/ Luftojnë flakët në malin e Cakranit me lopata e degë pishe

Në malin e Cakranit në Fier forcat zjarrfikëse po shuajnë flakët me lopata e me degë pishe. Këto janë të vetmet mjete që 4 punonjës po përpiqen të shuajnë flakët.

Punojnë me shpejtësi dhe me lopata hedhin rërë, ndërsa një tjetër përpiqet ti shuajë flakët me degë. Nga videoja që ka mbërritur në Ora News ata nuk kanë asnjë pajisje tjetër mbrojtëse. 

Janë dy vatra zjarri ajtive në këtë zonë që duket se është pyll me pisha.