Aktivizohet një vatër e re zjarri në Radostinë të Fierit, nga flakët rrezikohet një stallë bagëtish

Një tjetër vatër zjarri është shfaqur në Radostinë në Fier.

Zjarri është përhapur në të gjithë sipërfaqen e kodrës në këtë zonë duke djegur ullishte.

Gjithashtu nga flakët në Radostinë Zhupan  rrezikohet një stallë bagëtish.

Forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dukë u munduar të shuajnë flakët dhe të mos lejojnë përhapjen e tyre më gjerë.

Ministria e Mbrojtjes më herët njoftoi se situata është dinamike në të gjithë vendin duke pasur aktivizime dhe riaktivizime të vatrave të zjarreve.