Me kallashnikov dhe pushkë me vete, arrestohen 3 persona në Durrës

Tre persona në Durrës janë arrestuar pasi u kapën duke qarkulluar me armë. Bëhet e ditur se në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, policia ndaloi për kontroll një mjet tip “Benz”, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës.

Gjatë kontrollit, shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri kallashnikov, 1 pushkë dhe municion luftarak.

Si rezultat u arrestuan në flagrancë shtetasit E. Xh., 32 vjeç, E. D., 26 vjeç dhe I. D., 48 vjeç.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale "Armëmbajtja pa leje".