Gjykata e Tiranës liron nga burgu Denis Demirin, i dënuar për vrasjen e biznesmenit Memli Begalla
Nga OraNews Përditësimi i fundit 6 Gusht 2021, 23:10
Gjykata e Tiranës ka liruar nga burgu dhe dërguar në arrest shtëpie Denis Demirin i dënuar me herët me 25 vite burgim për vrasjen e biznesmenit Memli Begalla.
Demiri do të qëndrojë nën mbikëqyrje policore.
Vendimi për ndryshimin e masës vjen pasi Apeli e ktheu dosjen për rigjykim në shkalle të parë për shkelje prodecuriale.
Avokati Sokol Tahiraj iu drejtua gjykatës me kërkesën për shuarje mase për Demirin pasi i kanë skaduar afatet tërësore të paraburgimit.


